Fundi i vitit 2020 po afron. Ky vit nuk ka qenë edhe aq i pasur me publikimin e filmave dhe serialeve. Lansimi i filmave të shumëpritur janë anuluar dhe xhirimet e serialeve të njohura janë shtyrë për një afat të panjohur. Sidoqoftë, Radio K4 ju sjell listën e filmave dhe serialeve që do të transmetohen deri në fund të këtij viti:
“Sound of metal” (Data e publikimit – 4 dhjetor)
Duket sikur kemi përpara një tjetër film të shkëlqyeshëm dimëror. Historia ndjek bateristin e grupit punk-metal Ruben, i cili vëren se po e humb dëgjimin.
“Mank” (Data e publikimit – 4 dhjetor)
Filmi i David Fincher, për të cilin kritikët pretendojnë se është një kandidat i sigurt për çmimin Oskar, do të hapë sezonin në muajin dhjetor. Historia ndjek skenaristin Herman Mankivic, i cili shkroi dramën kult “The Thief Kane”.
“Your honor” (Data e publikimit – 6 dhjetor)
Ylli i serialit „Breaking Bad“ Brian Cranston, ka një tjetër film i cili mund të bëhet hit, por këtë herë për televizionin ShowTime. Mini-seriali flet për një gjykatës të shquar nga New Orleans, djali i të cilit quhet Adam dhe është përgjegjës për vrasjen e një personi të pafajshëm.
“The midnight sky” (Data e publikimit – 23 dhjetor)
George Clooney hyn në garë për çmimin Oskar, me një film të realizuar gjatë pandemisë. Një histori post-apokaliptike për një planet të shkatërruar dhe paralajmërimi i fundit nga hapësira arrin në Netflix.