Nëntori, është ‘Muaji i Vlerësimit të Familjeve Ushtarake’, periudhë kur SHBA nderojnë dhe njohin sakrificat dhe sfidat unike, që anëtarët e këtyre familjeve bëjnë, në mbështetje të më të dashurve të tyre në uniformë.
Ndërsa ushtarakët apo gratë e tyre janë duke shërbyer, dislokuar ose trajnuar në mënyrë aktive, familjet e tyre u ofrojnë një bazë jetike në shtëpi, që u lejon besimin në terren. Bashkëshortët e fëmijëve shpesh largohen nga anëtarët e familjes për periudha të gjata kohore, në shërbime në vende të ndryshme nëpër botë dhe komunikimi mund të jetë i parregullt dhe në kushte stresuese. Për arsyet e lartpërmendura dhe shumë të tjera, muaji nëntor, njeh përkushtimin që këto familje bëjnë ndaj pjesëtarëve të tyre, të cilët shërbejnë në ushtri nëpër botë, në ruajtjen e sigurisë dhe të paqes. Sakrificat e familjeve të tyre, bëjnë të mundur që ushtria të mbetet e organizuar dhe e fortë. Nëntori, në SHBA u shpall muaj i familjeve ushtarake, në vitin 1996.