Të gjithë kemi mundësinë të bëjmë ndryshim në botë, në mënyra të ndryshme, mirëpo ishte humanisti i madh Nelson Mandela, i cili gjithë jetën e tij i kushtoi veprave humane, luftimit për të drejtat e njeriut, duke avokuar për paqe dhe barazi në botë.
Pikërisht, për nder të këtij humanisti të madh, 18 korriku është shpallur ‘Ditë Ndërkombëtare e Nelson Mandeles’, për të ngritur zërin ndaj padrejtësive, për të luftuar për paqe dhe stabilitet në botë.
Në këtë ditë, komuniteti botëror avokon për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore, luftën kundër varfërisë dhe aspekte të tjera të padrejtësive në botë.
Nelson Mandela, mbetet një nga figurat më të rëndësishme të shekullit 21-të, të mirësisë dhe guximit në botë. Ai fillimisht luftoi për të drejtat e popullit të tij në Afrikën e Jugut, qëndroi 27 vjet i burgosur, ku vazhdoi të jetë i zëshëm dhe këmbëngulës për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Mandela ka fituar më shumë se 20 çmime për punën e tij, duke përfshirë edhe çmimin Nobel, për paqe.