Meqenëse Vushtrriasit njihen si merakli të konsumimit të çajit, me rastin e festave të fundvitit, atje për herë të parë do të organizohet një aktivitet i cili para së gjithash ka si qëllim bamirësinë.
Do të jetë ky festivali “Çajfest”, i cili do të organizohet me datat 28 deri më 30 dhjetor, një aktivitet ky në të cilin qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë çajin, por edhe muzikën që do ta shoqërojë këtë festival. Ky organizim është bërë me mbështetjen e Komunës së Vushtrrisë dhe disa bizneseve lokale që kanë shprehur dëshirën për mbështetjen e një aktiviteti humanitar. “Çaji Fest” do të zgjas tri ditë, kjo do të realizohet në sheshin e Vushtrrisë, këtu do të shiten pije të ngrohta dhe të ftohta gjithashtu biskota dhe produkte të ndryshme ushqimore, ndërsa të gjitha mjetet monetare do të shkojnë për familjet në nevoj.