Më 1 mars 2020 (E diel), do të shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Përdoruesve të Karrocës’, ku motoja e këtij viti është ‘Mos ma kufizo lëvizjen’, që do të mbahet në sheshin “Skënderbe’’, në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:45.
Me rastin e shënimit të kësaj ditë Radio KFOR-i kontaktoi Kampionin e garave të atletikës për personat me aftësi veçanta, Ali Zeqirin, i cili tregoi për sfidat e këtij komuniteti: “Unë jam Ali Zeqiri, përdorues i karrocës për 20 vjet. Jam edhe sportist, luaj basketboll, marr pjesë në gara të atletikës. Marr pjesë në shumicën e sporteve që realizohen me karrocë, jam edhe kampion i atletikës për personat me aftësi të veçanta në vendin tonë. Në vendin tonë ka shume objekte qe nuk janë të ndërtuara për të plotesuar nevojat e komunitetit tonë, për shembull në Vushtrri objekti i Postës së Kosovës nuk ka qasje për personat në karrocë, mund të përmend edhe objekte të tjera por për fat të mirë ka edhe nga ato që i perfillin keto rregulla. Të dielën do të marrim pjesë në organizimin e ‘Ditë Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës’, po shpresojmë që të marr mot i mirë.”