Gjatë muajit shtator, në Prishtinë do të organizohet një koncert shumë i rëndësishëm për shoqërinë tonë.
Në ambientet e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, vjen ngjarja kulturore filantropike “Bashkohu Shpëto Jetë”, një mbrëmje magjike e mbushur me muzikë dhe solidaritet!
Duke filluar nga ora 19:00, me datën 5 shtator, koncerti “Bashkohu Shpëto Jetë” do të sjellë në Prishtinë, artistë për të mbështetur kauzën humanitare, ku të ardhurat nga ky organizim do të ndihmojnë fëmijët me kancer. Disa nga emrat që do të performojnë janë Andi Duraku në Piano, Krenare Gashi – Sporano dhe Donjeta Cërmjani në Violonçelë.







