– Sot, me 20 gusht, feston ditëlindjen këngëtarja dhe aktorja Demi Lovato, e lindur në vitin 1992.
– Me 20 gusht, të vitit 2016, ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare ish-kitaristi i bendit 3 Doors Down, Matt Roberts, nga abuzimi me substanca narkotike. Grupi amerikan i rock-ut fitoi famë ndërkombëtare me këngën e tyre të parë ‘Kryptonite’. Ata publikuan albumin e tyre debutues ‘The Better Life’, në vitin 2000, i cili u bë albumi i 11-të më i shitur i vitit dhe u certifikua me çmimin 6 herë ‘platin’, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
– Në këtë datë, të vitit 1990, këngëtari Prince, lansoi albumin e tij ‘Graffiti Bridge’, që përmbante disa nga hitet e tij: ‘Thieves in The Temple’ dhe ‘New Power Generation’.







