Organizuar nga ‘Qendra për Zhvillim e Karrierës, Universiteti i Prishtinës dhe Kujdesi’, më 23 maj, në ora 11:00, në Qendrën për Zhvillim të Karrierës, do të mbahet sesioni informativ, ku studentët do të kenë mundësi të marrin më shumë informata mbi platformën në fjalë.
Pyetjet, përgjigjet e të cilave do të mirren në këtë seancë informuese, do të jenë: si funksionon ajo, për cilat shërbime kanë mundësi të punësohen, si mund të krijojnë profilin e tyre në platformë, si të gjejnë punët që ju përshtatet atyre, etj.Studentët do të kenë mundësi të krijojnë profilet e tyre gjatë seancës informative ‘Punësimi nga kujdesi’ dhe të udhëzohen për hapat e mëtutjeshëm.