Nëse jeni të interesuar të studioni në Evropë ose Amerikë, me 12 Mars nga ora 14:00, në Hotel Sirius në Prishtinë, do të mbahet ‘Panairi i Edukimit’.
Në këtë panair do të keni mundësi të mësoni për programet, kriteret, kostot dhe datat e aplikimit në universitetet më të mëdha në Evropë dhe Amerikë, thane kështu zyrtarë nga Qendra ‘Smart’ që organizojnë këtë panair dhe po ashtu për Radio KFOR-in treguan më shumë rreth organizimit në fjalë: “Në pjesën e parë, ora 10:00 deri 11:00, do të ketë prezantime të veçanta me audiencë të limituar nga ‘EU Business School’ dhe ‘Berlin International University of Applied Sciences’. Pastaj, nga ora 14:00 deri në 17:30 në Sallën Andromeda, nxënësit dhe studentët do të kenë mundësi të bisedojnë me perfaqësuesit e rreth 15 institucioneve për pranim, bursë dhe punësim gjatë studimeve.”
Panairi është i hapur për të gjithë nxënësit dhe studentët nga shkollat apo universitetet private dhe ato publike në vend.