Komuna e Gjilanit ka njoftuar se në kuadër të projektit “Duane Liqenin Tuaj”, këtë të shtunë (14 mars), nga ora 10:00, do të bëhet pastrimi i hapësirës së liqenit të Livoçit.
Në këtë aksion do të marrin pjesë përfaqësues të shumtë nga sektori i arsimit, shëndetësisë, institucioneve të ndryshme në nivelin lokal, me qëllimin e vetëm që kjo pasuri e vlefshme të jetë një vend i vërtet i rekreacionit dhe ambientit të pastër për qytetarët të cilët dëshirojnë të kalojnë vikendin pranë këtij liqeni.
Ky projekt është i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes Balkan Green Foundation – Empower Engage Build Ownership dhe i implementuar nga AZHR Lindje.