Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ka nisur sot, dita e dytë e turneut ndërkombëtar të ping-pongut ‘WTT Feeder Prishtina 2025’, i cili do të zgjasë deri më 7 qershor.
Që nga ora 07:00, sportistët pjesëmarrës janë angazhuar në seanca stërvitore intensive, në përgatitje për sfidat e ditës. Ndeshjet zyrtare kanë nisur nga ora 10:00 dhe përfshijnë përballje në kategoritë çifte mikse, çifte dhe individuale meshkuj.
Ky event po sjell në Prishtinë emra të njohur të pingpongut nga vende të ndryshme të botës, duke e kthyer garën në një spektakël të vërtetë sportiv për publikun vendor dhe të huaj.
Hyrja është pa pagesë për të gjithë të interesuarit, të cilët kanë mundësinë të ndjekin nga afër emocionet dhe intensitetin e një ngjarjeje të këtij niveli në zemër të kryeqytetit.







