Mes java po i sjell përballjet e treta të Play-off-it, që pritet të jenë shumë interesante. Peja është afër finales, pasi në dy takimet e para shënoi fitore ndaj Golden Eagle Yllit. Fillimisht triumfoi në Pejë 85:82, ndërsa në Therandë shënoi fitore me rezultat 76:86. Në anën tjetër, kampionët duhet të fitojnë tri ndeshje radhazi, për të depërtuar në finale.
Gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, ku seria është barazuar në 1:1. Prishtinasit fituan sfidën e parë si vendas 82:70, kurse mitrovicasit fituan në “Minatori”, me rezultat 77:68.
Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.
Dita e mërkure (19.04.23), është rezervuar për ndeshjen Peja – Golden Eagle Ylli, në fillim të orës 20:30.
Ndërsa, të enjten (20.04.23), Sigal Prishtina – Trepça do të takohen për ndeshjen e tretë në fillim të orës 20:30.