Ngjarjet kulturore në vend janë të shumta dhe po u ofrojnë artdashësve aktivitete të larmishme artistike. Nga data 16 e deri më 19 maj, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, për katër ditë me radhë do të organizohet ‘Festivali Ndërkombëtar i Romanit Grafik’.
Edicioni i radhës ‘GRAN Fest 2025’, do të sjell artistë si: Loisel, Ruslan Pikhota, Catel, Enrique Flores, Murat Ahmeti, e të tjerë. Në këtë festival do të ketë ekspozita, konferenca, botime, punëtori dhe film.
Festivali ka hapur thirrjen edhe për artistë të rinj të pasionuar pas ilustrimeve dhe romaneve grafike, të cilët mund të bëhen pjesë e ekspozitave në ‘GRAN Fest’.







