Më 14 prill, festohet “Dita Botërore e Qeshjes”, që për synim ka të krijojë një ndërgjegje globale për vëllazëri e miqësi përmes buzëqeshjes, të vë në pah rëndësinë e humorit apo të qeshurës, për shëndetin mendor dhe mirëqenien tonë. Kjo ditë na kujton të shohim përtej jetës sonë përplot stres dhe të gjejmë diçka, që na sjell një buzëqeshje të madhe në fytyrë.
“Dita Botërore e Qeshjes” u krijua nga humoristi Izzy Gesell, i cili besonte se e qeshura është një mjet i fuqishëm për të ulur stresin dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës. Sipas humoristit Gesell, e qeshura është po aq thelbësore sa edhe frymëmarrja dhe sipas tij: “E qeshura vjen menjëherë pas frymëmarrjes, si një nga gjërat më të shëndetshme që mund të bësh”.
Mos harroni se një buzëqeshje mund të na e zbukuroj ditën neve dhe të tjerëve që na rrethojnë.







