Duke flluar nga sot, 25 shkurt, ‘Kino ARMATA’ e nisë edicionin e parë të “Animation Shorts 101”. Në kuadër të “Animation Shorts 101”, do të shfaqen 7 filmave të animuar, të metrazhit të shkurtër, që vijnë nga‘Kino ARMATA’ në bashkëpunim me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema. Lista e filmave që do të shfaqen është: “Black barbie” nga Comfort Arthur – 4 min. (Gana); “Je suis comme je suis” nga Marion Auvin – 3 min. (Francë); “La fenêtre fermée” nga Jean-Baptiste Peltier – 3 min. (Francë); “I made you, I kill you” nga Alexandru Petru Badelita – 14 min. (Francë); “Tu te lèves l’eau se déplie” nga Robin Vouters – 3 min. (Francë); “Le Vélo de l’éléphant” nga Olesya Shchukina – 9 min. (Belgjikë, Francë) dhe “Tant de forêts” nga Burcu Sankur – 3 min. (Francë).
Shfaqja e filmave do të fillojë nga ora 20:00 dhe të gjithë filmat do të shfaqen në gjuhën origjinale me titra shqip, ndërsa hyrja është falas.