– Me 25 korrik, të vitit 1983, grupi i famshëm Metallica, lansuan albumin e tyre të parë debutues ‘Kill ‘Em All’.
– Në këtë datë të vitit 2001, këngëtarja Aaliyah, mbajti performancën e saj të fundit në spektaklin ‘The Tonight Show with Jay Leno’. Saktësisht pas një muaji, ajo humbi jetën nga rrëzimi i aeroplanit, së bashku me ekipin e saj, të cilët ishin nisur për në Bahamas, për të incizuar një video klip, për albumin e saj të radhës.
– Në po këtë datë të vitit 1980, bendi AC/DC, lansuan albumin e tyre të gjashtë me radhë, të titulluar ‘Back In Black’. Albumi ishte një sukses i madh, me mbi 49 milion kopje të shitura në gjithë botën.