– Më 28 tetor, të vitit 2007, fituesja e spektaklit televiziv ‘X Factor’, Leona Lewis arriti në vendin e parë në top listën e këngëve më të mire në Mbretërinë e Bashkuar me këngën e parë nga albumi i saj debutues ‘Bleeding Love’. Lewis pati shitjet më të mëdha të javës së parë, duke tejkaluar me shitje të albumit edhe pesë pozitat tjera në top dhjetëshe të mbledhura së bashku.
– Në këtë datë, të vitit 2019, pjesëtari i rock bendit New Order, Stephen Morris kërkoi përmes mediave që ti kthehet violina e tij antike, në vlerë prej 250.000 funta, meqë e harroi në tren. Ai harroi instrumentin 310-vjeçar, të mbështjellë në një çarçaf të bardhë, kur zbriti me biçikletë nga treni në Londër.
– Në po këtë datë, të vitit 1978, rock grupi Kiss, publikuan filmin që tregonte për jetën e tyre si artistë, të titulluar ‘Kiss Meets the Phantom of the Park’.