– Revista ‘Forbes’ raportoi se Michael Jackson edhe pas vdekjes, po vazhdon të kryesoj listën e personave të famshëm të cilët nuk jetojnë më, me të ardhurat më të larta. Familja e të ndjerit Jackson, vetëm gjatë vitit të kaluar kanë fituar 145 milionë dollarë.
– Në këtë datë, të vitit 1986, rock bendi Bon Jovi, arritën në pozitën e parë në tabelën e albumeve më të mira në Amerikë, me albumin ‘Slippery When Wet’. Bendi arriti që të shes mbi 8 milion kopje të këtij albumi në botë.
– Në po këtë datë, të vitit 1980, këngëtari i njohur Paul McCartney hyri në librin e rekordeve Guinness, si një nga artistët me albumet më të shitura në historinë e muzikës në botë.