– Më 14 tetor, të vitit 2016, këngëtarja JoJo, publikoi albumin e saj të tretë me radhë, të cilin e titulloi ‘Mad Love’, i pari ky që nga viti 2006, pasi çështjet ligjore e kishin penguar atë që të publikojë materiale të reja muzikore.
– Në këtë datë, të vitit 1972, Michael Jackson me këngën e tij të titulluar “Ben”, e cila bën fjalë për një djalë dhe dashurinë që ai ka për një mi të përkëdhelur, arriti të pozicionohet në vendin e parë në top listat muzikore në SHBA.
– Në po këtë datë, të vitit 2014, pop këngëtarja Kesha, ngriti një padi civile kundër producentit të saj të kamotshëm, Dr. Luke (Lukasz Gottwald), në një përpjekje për t’u liruar nga kontrata me të.