– Në këtë datë, të vitit 2002, grupi spanjoll Las Ketchup, arritën vendin e parë në top listat muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën çuditërisht infektive dhe ritmike, të titulluar “The Ketchup Song”. Në SHBA, kënga u pozicionua vetëm në pozitën 54-të.
– Më 13 tetor, të vitit 2016, Bob Dylan u nderua çmimin Nobel për letërsi, çmim ky “Për krijimin e shprehjeve të reja poetike, brenda traditës së madhe të këngëve amerikane”.
– Në këtë datë, të vitit 2008, pesë muaj pasi u martua me Jay-Z, Beyoncé publikoi këngën e lezetshme “Single Ladies (Put a Ring on It)”. Me këngën në fjalë, ajo arriti në vendin e parë në top listat muzikore në Amerikë, për katër javë rresht dhe fitoi çmimin Grammy, për ‘Këngën e Vitit’.