– Më 12 tetor, të vitit 2009, Justin Bieber, kur ishte vetëm 16 vjeç, takoi adhuruesen e tij 14-vjeçare, Hailey Baldwin (vajza e aktorit Stephen Baldwin), në prapaskenë, në shfaqjen ‘Today’. Vite më vonë ata fillojnë të takohen, dhe në vitin 2018, ata u martuan.
– Në këtë datë, të vitit 2013, Pharrell Williams, u martua me modelen, Helen Lasichanh. Ajo ishte frymëzim i disa këngëve në albumin e tij, të vitit 2014, atë të titulluar ‘G I R L’, duke përfshirë këngën “It Girl”.
– Në po këtë datë, të vitit 2013, këngëtarja, Lorde, në atë kohë vetëm 16 vjeçe, u bë solo artistja më e re, që ka shkruar dhe regjistruar një këngë hit, që u klasifikua numër 1, në Billboard Hot 100, kur kënga e saj e emërtuar “Royals”, kryesoi këtë top listë.