– Në këtë datë, të vitit 1981, Queen dhe David Bowie, ishin në pozitën e parë në top listat muzikore britanike, me duetin e tyre “Under Pressure”. Ata e regjistruan këngën së bashku në një studio gjermane dhe njëherit ky ishte bashkëpunimi i parë i David Bowie’t, me një tjetër këngëtar apo bend.
– Me 21 nëntor, të vitit 1975, Elton John gjatë një vizite në Los Angeles, u shpërblye me një ‘Yll’ në bulevardin ‘Hollywood Walk of Fame’.
– Në po këtë datë, të vitit 1995, The Beatles publikuan albumin e tyre “Anthology 1” me gjithsej 60 këngë, duke përfshirë edhe këngën ‘Free As A Bird’, një këngë e kompozuar dhe incizuar si demo, fillimisht në vitin 1977, nga John Lennon.