– Në këtë datë, të vitit 2017, këngëtarja Cardi B, arriti pozitën nr.1 në top listat muzikore në SHBA, me “Bodak Yellow”, duke u bërë solo reperja e parë femër, që arrin këtë sukses që nga Lauryn Hill me hitin e saj “Doo Wop (That Thing)”, në vitin 1998.
– Me 7 tetor, të vitit 2016, bendi The Rolling Stones, performuan në natën e parë të festivalit ‘Desert Trip’, i cili përfshinte gjithashtu Bob Dylan, Paul McCartney, Neil Young, Roger Waters dhe The Who. Ngjarja gjashtë ditore (e ndarë në dy fundjavë), mblodhi 160 milionë dollarë, duke e bërë atë festivalin muzikor me fitimin më të lartë ndonjëherë.
– Në këtë datë, të vitit 1971, Michael Jackson publikoi këngën “Got To Be There”.