– Më 6 nëntor, të vitit 1977, grupi ABBA u radhitën në pozitën e parë të top listës britanike, me këngën e tyre ‘The Name Of The Game’. Kënga, e cila fillimisht titullohej ‘A Bit Of Myself’, qëndroi për 4 javë në pozitën e parë.
– Në këtë datë, të vitit 2005, top lista zyrtare britanike ‘Official UK Charts’, njoftoi se Robbie Williams kishte shitur më së shumti albume në Britaninë e Madhe në dekadën e fundit, më saktësisht 6 milion albume të shitura. Coldplay ishin në vendin e dytë, me 5 milion kopje albumesh të shitura, ndërsa Dido radhitej në vendin e tretë, me afër 5 milion albume të shitura.
– Më 6 nëntor, të vitit 2014, muzikanti amerikan Rick Rosas vdiq në moshën 65 vjeç. Ai ishte një nga muzikantët më të kërkuar në Los Angeles. Gjatë gjithë karrierës së tij, ai luajti me artistë të shumtë si, Neil Young, Joe Walsh, Jerry Lee Lewis, Ron Wood dhe shumë të tjerë.