– Me 15 shtator, të vitit 1998, rock artisti i famshëm Marilyn Manson, lansoi albumin e tij të tretë me radhë, të titulluar ‘Mechanical Animals’. Disa nga dyqanet më të mëdha, siç janë Target dhe Walmart në Amerikë, refuzuan ta shisnin këtë album, pasi që këngëtari në fjalë në ballinë, shfaqej i zhveshur.
– Në këtë datë, të vitit 2003, këngëtarja Madonna, botoi librin e saj të parë. Libri ishte për fëmijë, që u përkthye në 42 gjuhë të ndryshme, në mbi 100 shtete të ndryshme. Libri i titulluar ‘The English Roses’, është vëllimi i parë i pesë pjesëve që e botoi këngëtarja dhe është një nga librat më të lexuar për fëmijë në Amerikë.