– Me 13 shtator, të vitit 2013, këngëtari irlandez Hozier (Andrew John Hozier-Byrne), publikoi këngën e titulluar “Take Me to Church”, që ishte pjesë e albumit të tij të parë. Kënga u bë një hit masiv në gjithë botën dhe u certifikua me vlerësimin multi-platinum në disa shtete, përfshirë Amerikën, Anglinë dhe Kanadanë.
– Në këtë datë, të vitit 2018, këngëtari Justin Bieber, u martua me modelen Hailey Baldwin, në një ceremoni private në New York. Çifti e mbajti sekret martesën e tyre deri në shtator të vitit 2019.
– Në po këtë datë, të vitit 2009, reperi Kanye West, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve ‘MTV Video Music Awards’, doli në skenë dhe ndërpreu fjalimin e këngëtares Taylor Swift, e cila kishte dalur në skenë për të mbajtur fjalimin e saj me rastin e pranimit të çmimit për ‘Artisten më të Mirë të Vitit’. Kanye, kur doli në skenë përveç se e ndërpreu Taylor derisa ajo po fliste, ai tha se këtë çmim e meritonte këngëtarja, Beyonce, e jo Taylor.