Po vazhdojmë që të kemi rënie të rasteve të infektimeve me CoViD-19, e këtë e dëshmojnë statistikat e fundit të institucioneve shëndetësore.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka publikuar raportin e gjendjes me të infektuar me virusin CoViD-19 gjatë 24 orëve të fundit, sipas të cilit, në këtë interval kohor, nga 102 e testime, 4 persona kanë rezultuar pozitiv me CoViD-19, që i bie se përqindja e personave pozitiv me CoViD-19, është 3.92%. Në të dhënat e fundit të publikuara nga IKShPK-ja, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 persona dhe fatmirësisht nuk kemi asnjë rast vdekjeje nga CoViD-19.
Sa i përket vaksinimit, deri më sot, siç njofton IKSHPK, numri i dozave të administruara është mbi 1 milion e 830 mijë, nga të cilat me dozën e parë janë vaksinuar mbi 900 mijë qytetarë, me të dytën mbi 820 mijë qytetarë, me dozën e tretë kemi mbi 105 mijë qytetarë të vaksinuar, ndërsa dozën e katërt e kanë marr mbi 1.700 persona.