– Me 13 gusht, të vitit 1963, albumi i Elvis Presley’t, i emërtuar “Girls! Girls! Girls!’, u certifikua me vlerësimin i artë, në SHBA.
– Në këtë datë, të vitit 1988, pjesëtari i bendit The Cure, Robert Smith, u martua me të dashurën e tij të fëmijërisë, Mary Poole, në Manastirin e Benediktit në Sussex, të Anglisë. Poole u shfaq edhe në videon e mega hitit “Just Like Heaven” dhe frymëzoi hitin “Lovesong”.
– Në këtë datë, të vitit 2004, kënga ‘Angels’ nga Robbie Williams, ishte votuar si kënga më e mirë në Angli, që nuk arriti pozitën e parë të top listave në këtë vend. Disa këngë të tjera që sipas publikut të televizionit BBC ishin nën vlerësuar, ishin edhe këngët: ‘Ray of Light’, nga Madonna, pastaj Bon Jovi me këngën ‘Always’ dhe Oasis me këngën ‘Wonderwall’.