– Me 10 gusht, të vitit 2002, këngëtarja Lisa Marie Presley, e cila ishte edhe vajza e këngëtarit Elvis Presley, u martua me aktorin Nicolas Cage, në Hawaii. Kjo ishte martesa e tretë e këngëtares, ndërsa ky çift u nda pas katër muajsh.
– Në po këtë datë, të vitit 1985, këngëtari dhe kitaristi Bryan Adams, arriti në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë, me albumin e tij ‘Reckless’.
– Në këtë datë, të vitit 1963, këngëtari në atë kohë vetëm 13 vjeçar, Stevie Wonder, ishte në pozitën e parë të këngëve më të mira në Amerikë, me këngën e tij ‘Fingertips’. Kënga u publikua pa u edituar nga inçizimi i parë origjinal.