– Me 13 korrik, të vitit 1991, këngëtari Bryan Adams, radhitej në pozitën e parë të këngëve më të mira në Angli, me këngën ‘Everything I Do I Do It For You’, që ishte edhe kolonë zanore e filmit ‘Robin Hood: Prince of Thieves’. Me këtë këngë, Adams, fitoi çmimin ‘Grammy’, për ‘këngën më të mirë’, në vitin 1992.
– Në këtë datë të vitit 1974, këngëtari Elton John arriti në pozitën e parë të albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e tij të tetë të incizuar në studio ‘Caribou’. Albumi përmbante këngën e famshme ‘Don’t Let the Sun Go Down on Me’.