– Më 29 korrik, të vitit 1963, Elvis Presley qëndroi në vendin e parë, në tabelën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën e titulluar ‘(You’re The) Devil In Disguise’.
– Më 29 korrik, të vitit 1967, rock grupi The Doors, filluan një seri tre javore, duke u renditur në vendin e parë, në tabelën e këngëve më të dëgjuara amerikane, me një version të ri të këngës ‘Light My Fire’. Gjersa në SHBA qëndronte në vendin e parë, kënga në fjalë, në Mbretërinë e Bashkuar u listua në vendin e 49-të.
– Në këtë datë, por të vitit 1980, u publikua albumi “Voices” nga pop rock dueti amerikan, Hall & Oates. Albumi në fjalë, përmbante këngët hite, si: “You’ve Lost That Lovin’ Feelin”, “Kiss on My List” dhe “You Make My Dreams”.