– Më 16 korrik, të vitit 1989, kënga “If You Don’t Know Me By Now” nga Simply Red, u listua e para në listat muzikore të këngëve më të dëgjuara, në Billboard, në SHBA.
– Më 16 korrik, të vitit 1977, Shaun Cassidy arriti në vendin e parë, në tabelën e këngëve amerikane, me këngën, ‘Da Doo Ron Ron’, e vetmja këngë e tij që arriti të listohej në vendin e parë, në SHBA.
– Në po këtë datë, por të vitit 2001, Robbie Williams filloi një garë dy javore, duke u listuar në vendin e parë, në tabelën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën ‘Eternity / The Road To Mandalay’.