– Më 23 maj, të vitit 2007, këngëtarja Jordin Sparks, arriti që të shpallet fituese e spektaklit ‘American Idol’. Pas këtij konkursi këngëtarja filloi të bëhet e famshme dhe pas një viti ajo publikoi këngët: ‘No Air’, ‘Tattoo’ dhe ‘One step at a time’, që i sollën suksese të shumta këngëtares.
– Në datën e sotme 23 maj, të vitit 1970, albumi i 12-të me radhë dhe njëherit i fundit ‘Let It Be’ nga bendi The Beatles, u ngjit në pozitën e parë të albumeve më të mira në Britani të Madhe, ku qëndroi për 3 javë rresht. Albumi përfshinte dy hit këngët ‘The Long and Winding Road’ dhe ‘Across The Universe’.
– Në datën 23 maj, të vitit 1985, në nderim të këngëtares Aretha Franklin, kryetari i qytetit të Michiganit në Amerikë, e shpalli këtë ditë ‘Dita e Vlerësimit të Aretha Franklin’, pas suksesit të saj ndërkombëtar.