– Me datën 4 maj, të vitit 1999, këngëtarja e famshme Jennifer Lopez, lansoi singlin e saj ‘If You had my love’. Kënga arriti në pozitën e parë në ‘Billboard Hot 100’, duke e bërë Jlo-në, këngëtarën e parë në këtë pozitë, pas këngëtares Britney Spears me këngën e saj ‘Hit me Baby One More Time’.
– Në po këtë datë, të vitit 1959, u mbajt ceremonia e parë e ndarjes së çmimeve ‘Grammy’ në Los Angeles. Në këtë ceremoni u shpërblyen arritjet muzikore nga interpretuesit për vitin 1958. Dy ceremoni të veçanta u mbajtën njëkohësisht në të njëjtën ditë, njëra në Beverly Hills, të Kalifornisë dhe tjetra në ‘Hotel Park Sheraton’, në New York.