– Me 16 mars, të vitit 1988, këngëtarja Tina Turner, performoi në ‘Estadio do Maracana’ në Rio de Janeiro para një audience prej 180.000 personave, duke vendosur një rekord të ri për pjesëmarrjen më të lartë të njerëzve, në një shfaqje të një solo artisti.
– Në po këtë datë, të vitit 1992, Eric Clapton regjistroi albumin e tij ‘Unplugged for MTV’. Me albumin në fjalë, Clapton fitoi 6 çmime ‘Grammy’, përfshirë edhe çmimin për ‘Incizimin e vitit’.