– Më 12 mars, të vitit 1969, këngëtari Paul McCartney, u martua me Linda Eastman.
– Në këtë datë, të vitit 1975, këngëtari Elvis Presley, incizoi këngët “Bringing It Back” dhe “Pieces of my Life”.
– Më 12 mars, të vitit 2003, Qeveria Kineze i dha një listë të këngëve, bendit The Rolling Stones, që nuk lejohen t’i këndojnë gjatë turneut të tyre atje.
– Më 12 mars, të vitit 2010, mbi 130 persona ishin arrestuar ndërsa tetë të tjerë ishin lënduar në një koncert të rock bendit, Metallica në Kolumbi.
– Në këtë datë, të vitit 2012, ylli i muzikës Country, Taylor Swift mposhti Adele dhe Lady Gaga, duke u bërë artistja që fitoi më së shumti para në vitin 2011.
– Më 12 mars, të vitit 2013, Akademia Amerikane e Artit dhe Letrave votoi që Bob Dylan të zgjidhet ‘Anëtar Nderi i Shoqërisë Elitare’. Kjo ishte hera e parë që një muzikant i rock-ut u shpërblye me këtë titull.