Ngjarjet kulturore, do t’vazhdojnë të jenë shoqërues të artdashësve edhe gjatë muajit mars dhe në vijim mund të lexoni disa nga aktivitetet kulturore që mund të ndiqni gjatë ditëve në vazhdim:
Sot (11.03.22), në ambientet e Kino Armata, është duke u mbajtur punëtori me regjisoren Dea Gjinovci. Përmes kësaj punëtorie regjisorja do të jap detaje sesi shkroi dhe ri-shkroi ‘Wake Up on Mars’ (Tribeca Film Festival 2020). Kjo punëtori ka filluar në orën 10:00 dhe pritet të vazhdojë deri në orën 16:00, me temën kryesore ‘Çfarë roli luan skenari në dokumentarë?’ (What role does writing play in documentaries?)
Në ambientet e Galerisë Kombëtare të Kosovës, nga data 15.03.22 deri më 15.04.22, do të keni mundësi të shihni nga afër ekspozitën “DIALOG NË ERRËSIRË – DIALOGUE IN THE DARK” nga Driton Hajredini. Kjo ekspozitë është kuruar nga Shkëlzen Maliqi, ndërsa publiku mund ta shijojnë artin në datën e hapjes, me fillim nga ora 19:00.
Me datën 15 mars, në Kino Armata do të keni mundësi të shihni filmin ‘Behind Blue Skies’, me regji të Hannes Holm. Filmi në fjalë, vjen nga viti 2010 dhe është i realizuar në gjuhën suedeze, por do të transmetohet me titra anglisht, nga ora 19:00.