8 Marsi ‘Dita Ndërkombëtare e Gruas’, e cila shënohet nëpërmjet aktiviteteve të shumta anembanë botës edhe në vendin tonë, kjo ditë shënohet për të reflektuar mbi kurajon dhe veprimet e grave të thjeshta, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave, që ato i gëzojnë sot.
Në vitin 1977, Kombet e Bashkuara (UN) njohën botërisht 8-Marsin si ‘Ditë të Gruas’ dhe ftuan të gjitha vendet anëtare që kjo ditë të shndërrohet si kontribute për të drejtat dhe dinjitetin e gruas dhe kushteve të saj.
Është shumë e rëndësishme që të kujtohen angazhimet e gjeneratave të kaluara, për ta fuqizuar ndikimin e gruas në shoqëri dhe kjo është pikërisht rëndësia që ka shënimi i kësaj dite.
Për nder të kësaj dite, festë dhe argëtim do të ketë sot (08.03.22), me performancë live nga Jehona Lumi edhe në Radio K4, duke filluar nga ora 13:00 e deri në orën 14:00.