– Më 3 mars, të vitit 1990, këngëtari Paul McCartney, nisi një seri koncertesh në Japoni. Koncerti i tij i fundit u transmetua drejtpërdrejt në sheshet e 10 qyteteve më të mëdha japoneze.
– Në po këtë datë të vitit 1994, u ndalua paraqitja e rock bendit The Smashing Pumpkins, në kanalin televiziv BBC, për shkak të përmbajtjes së teksteve të këngëve të tyre.
– Më 3 mars, të vitit 2005, reperi 50 Cent, lansoi albumin “The Massacre”, i cili arriti të shitej në treg në më shumë se 1 milion kopje, qysh në javën e parë.
– Më 3 mars, të vitit 2013, në moshën 73 vjeçare, ndërroi jetë këngëtari amerikan, Bobby Rogers.