– Më 1 mars, të vitit 1961, këngëtari Elvis Presley, nënshkroi një marrëveshje pesë vjeçare me producentin Hal Wallis. Gjatë karrierës së tij, Presley realizoi 31 filma artistikë dhe dy filma dokumentarë.
– Në këtë ditë, të vitit 1973, Pink Floyd lansuan albumin e tyre të tetë me radhë, të titulluar “The Dark Side of the Moon”. Me rreth 45 milion kopje të shitura, ky ishte një nga albumet më të shitura në gjithë botën.
– Më 1 mars, të vitit 2004, këngëtari Michael Jackson, publikoi një faqe personale, me lajme për karrierën e tij muzikore dhe për procesin gjyqësor me të cilin po përballej, përfshirë edhe datat e seancave.
– Në po këtë datë, këngëtari i rock-ut, Paul Williams, mirëpo edhe këngëtari i muzikës country, Fred Foster, ndërruan jetë në të njëjtën ditë, me 1 mars të vitit 2019.