Me 18 janar të vitit 1965, The Rolling Stones regjistruan dy nga super hitet e tyre ‘The Last Time’ dhe këngën ‘Play With Fire’ në studion RCA në Hollywood, të Californisë. Producenti Phil Spector luajti në gitarë në këto këngë.
Në këtë datë të vitit 1975, Barry Manilow arriti pozitën e parë për herë të parë në Amerikë me këngën e tij ‘Mandy’. Titulli origjinal i këngës ishte ‘Brandy’, kur ishte regjistruar në 1972.
Në këtë datë të vitit 1989, në moshën 38 vjeçare, Stevie Wonder u bë personi më i ri i gjallë që mori një yll në Rock and Roll Hall of Fame.