Me 31 dhjetor të vitit 1948, ka lindur këngëtarja amerikane Donna Summer. Ajo arriti famë gjatë periudhës kur zhanri disco ishte i popullarizuar. Këngët e saj më të njohura ishin: Hot Stuff, I Feel Love, Last Dance, Bad Girls, Love to Love You Baby dhe këngë të tjera. Summer ka fituar pesë çmime Grammy dhe ka shitur mbi 130 milion kopje të albumeve të saj në gjithë botën.
Në këtë datë të vitit 1985, ka vdekur aktori dhe muzikanti amerikan Rick Nelson. Ai njihet për rolin e tij në serinë ‘The Adventures of Ozzie and Harriet’ dhe filmin ‘Rio Bravo’. Nelson ka pasur mbi 53 këngë në top listën muzikore Billboard. Ai vdiç në një aksident ajror bashkë me të fejuarën e tij dhe ishte 45 vjeçar.
Në po këtë datë të vitit 1977, ka lindur këngëtari Korean PSY. Ai u bë i famshëm në vitin 2012 në gjithë botën me këngën e tij ‘Gangnam Style’.