Në datën e sotme, 19 Qershor, të vitit 2010, kënga ‘California Gurls’ e interpretuar nga Katy Perry, arriti në pozitën e parë të këngëve më të mira në top listat në SHBA. Kjo këngë ishte pjesë e albumit të saj ‘Teenage Dream’. Ajo vazhdoi të qëndrojë në pozitat e para të këngëve më të mira me këngët “Firework” dhe “Last Friday Night”. Që nga albumi ‘Bad’, i këngëtarit të ndjerë Michael Jackson, askush nuk kishte pasur më shumë këngë nga një album në ‘Billboard Hot 100’.
Në këtë datë, të vitit 1968, bendi The Rolling Stones, lansuan singlin e tyre të shtatë në Mbretërinë e Bashkuar ‘Jumpin Jack Flash’, duke arritur në krye të top listave muzikore. Anëtari i bendit në fjalë, Keith Richards, kishte deklaruar në atë kohë se ai dhe Jagger, e kishin shkruar tekstin e kësaj këngë, derisa po qëndronin në shtëpinë e tij.