Sot me 17 Qershor, feston ditëlindjen reperi amerikan, Kandrick Lamar, i lindur në vitin 1987. Lamar njihet si anëtar i super grupit të hip hopit të Bregut Perëndimor ‘Black Hippy’, të cilët u bënë të famshëm edhe në Amerikë. Në ceremoninë e 57-të ndarjes së çmimeve ‘Grammy Awards’ në vitin 2015, Lamar fitoi çmimin për ‘Performancën më të mirë Rap’ dhe ‘Këngën më të mirë Rap’, me singlin e tij të titulluar “I”.
Me 17 Qershor, të vitit 2011, një haker që vodhi disa këngë nga këngëtarët Lady Gaga, Justin Timberlake, Leona Lewis, Kesha dhe Mariah Carey, gjatë viteve 2009 dhe 2010, u dënua me 18 muaj paraburgim në Gjermani. Gjykata dëgjoi se si i riu, i cili e quante veten ‘DJ Stolen’, fitoi më shumë se 15,000 euro duke thyer ligjet e të drejtave të autorit. 18-vjeçari përdori softuer special për të vjedhur këngë të pa publikuara më parë dhe më pas i ofronte ato për shitje në internet me shuma të ndryshme.