Me 28 tetor të vitit 1972, Stevie Wonder publikoi albumin e tij të 15-të ‘Talking Book’. Kënga e parë e albumit, “You Are the Sunshine of My Life”, arriti në pozitën e parë në ‘UK Billboard’, ku më pas edhe fitoi çmimin Grammy për këtë album.
Në këtë datë në vitin 1997, bateristi i grupit ‘R.E.M’ Bill Berry, njoftoi se po largohej nga grupi pas 17 vjetësh për tu bërë një fermer dhe se nuk kishte më vullnet për të qenë pjesë e grupit.
Në po këtë datë në vitin 2013, grupi Jonas Brothers njoftuan se do të ndaheshin si grup por në vitin 2019 ata u ribashkuan sërish.