Me 8 tetor të vitit 1964, Roy Orbison ishte në pozitën e parë në top listen e këngëve më të mira në Angli me këngën ‘Oh Pretty Woman’. Për titullin e këngës ai u frymëzua nga gruaja e tij Claudette Orbison.
Në këtë datë të vitit 1971, grupi Led Zeppelin po shijonte javën e 100-të në toplistat e albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. Ishte albumi i parë i grupit që goditi pozitat e para edhe në Amerikë.
Në po këtë datë të vitit 2007 Arctic Monkeys u emëruan bendi më i mirë në botë nga Q Awards në Londër. Albumi më i mire shkoi për Amy Winehouse për albumin ‘Back to Black’ dhe ikona e vitit u zgjodh Sir Paul McCartney.