– Në këtë datë, të vitit 1984, pas 25 vitesh karrierë në muzikë, Tina Turner ishte në pozitën e parë të top listave amerikane me këngën ‘What’s Love Got To Do with It’. Kjo këngë fillimisht ishte shkruar për këngëtarin Cliff Richard, i cili refuzoi ta këndoj këtë këngë.
– Në këtë datë, të vitit 2002, bendi ‘Coldplay’ lansuan albumin e tyre të dytë ‘A Rush Of Blood To The Head’. Me këtë album ata arritën në majat e top listave muzikore në Angli dhe Amerike dhe në vitin 2003 fituan çmimin ‘Grammy’, për albumin më të mirë të zhanrit Alternativ dhe çmimin për inçizimin më të mirë për këngën e tyre ‘Clocks’.