Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë është raportuar për 26 raste të vdekjeve me SARS CoV-2 pozitiv si dhe janë shtuar 1.383 raste të reja me këtë virus.
Njoftohet se, me qëllim të menaxhimit të situatës me pandeminë COVID-19 dhe ofrimit të shërbimit për pacientët që kërkojnë ndihmë në QKUK, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim dhe koordinim me Bordin Drejtues të SHSKUK-së dhe menaxhmentin ka zgjeruar kapacitetet infrastrukturore me 80 shtretër shtesë në hapësirat e reja. Kapacitetet infrastrukturore do përcillen me shtimin edhe të resurseve humane, me qëllim të ofrimit të shërbimeve adekuate shëndetësore për pacientet e prekur me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë si dhe institucionet relevante edhe më tutje bëjnë apel për kujdes të shtuar ndaj variantit Delta të COVID-19, i cili karakterizohet me shkallë të lartë të përhapjes.