– Sot, me 30 gusht, feston ditëlindjen këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, e lindur në vitin 1989, në New York. Emri i vërtetë i këngëtares është Bleta. Ajo filloi karrierën si kantautore, duke shkruar tekste për Eminem, Selena Gomez, Nick Jonas dhe shumë të tjerë. Kënga e saj e publikuar në vitin 2008, e titulluar ‘I’m a Mess’, si pjesë e albumit të saj debutues ‘Expectations’, i solli këngëtares famë ndërkombëtare, duke u renditur në pozitat e para të top listave muzikore botërore.
– Në këtë datë, të vitit 2018, këngëtarja Ariana Grande ishte në pozitën e parë të albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e saj të katërt në studio ‘Sweetener’. Në këtë album ajo kishte bashkëpunime me Pharrell Williams, Nicki Minaj dhe Missy Elliott. Grande me albumin ‘Sweetener’, fitoi çmimin ‘Grammy’, për albumin më të mirë pop.