– Sot me 22 korrik feston ditëlindjen, këngëtarja dhe aktorja amerikane Selena Gomez, e lindur në vitin 1992 në Texas, të SHBA. Ajo lansoi albumin e saj të parë ‘Stars Dance’, në vitin 2013, që arriti në krye të top listës ‘Billboard’. Ajo u bë e famshme fillimisht në rolet e filmave për fëmijë. Në vitin 2016, ajo u shpërblye me çmimin ‘Artistja më e mirë femër’, në ndarjen e çmimeve ‘American Music Awards’.
– Me 22 korrik, të vitit 1973, këngëtari David Bowie, lansoi singlin e tij të titulluar ‘Life On Mars’, këngë kjo që arriti në pozitat e para të top listave botërore.
– Në po këtë datë të vitit 1971, albumi ‘L.A Woman’, nga bendi The Doors, u çertifikua me çmimin ‘Album i Artë’.